Papa Françesku për herë të parë në një emision televiziv
Për herë të parë pas 9 vitesh, Papa Françesku ka marrë pjesë në një emision televiziv.
Ai u shfaq në “Che Tempo Che Fa”, një emision i njohur italian i prezantuar nga Fabio Fazio.
View this post on Instagram
Papa foli për miqësitë dhe për çështjet politike nga Vatikani, ndërsa Fazio e intervistonte nga studio. Ai ka dhënë intervista për mediat italiane dhe të huaja, por kjo ishte hera e parë që iu përgjigj pyetjeve në një emision televiziv.
Integrimi i emigrantëve në shoqëri ishte një çështje që u diskutua. Papa kërkoi më shumë solidaritet midis kombeve.
Sa i takon tensioneve Rusi-Ukrainë, papa nuk mbajti një qëndrim, por u shpreh se “lufta është gjithmonë shkatërrim”.
Papa Françesku tregoi se i pëlqen muzika klasike dhe kërcimi tango.
Dikush “që nuk kërcen tango nuk është nga Buenos Aires,” – u shpreh ai.
Papa rrëfeu gjithashtu që ka pak miq, ama beson te miqësia e vërtetë e tyre. Si gjithnjë në fund të fjalimeve publike ai kërkoi të luteshin për të.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta