Papa Françesku rishfaqet pas mungesës, ati i shenjtë vuan nga nervi shiatik, mban fjalimin mbi paqen në botë

2 Janar 2021 | 12:33

Papa Françesku është rishfaqur të premten në publik, për të bërë thirrjen tradicionale për paqen në botë.

Kjo pasi për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore si pasojë e një inflamacioni të nervit shiatik, kreu i kishës katolike nuk arriti të drejtojë Meshën e Fundvitit në Vatikan.

Ndërkohë që Papa Françesku mbajti një fjalim duke qëndruar në bibliotekën e Pallatit Apostolik, ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë parehatie apo shqetësimi.

“Ngjarjet e dhimbshme që shënuan rrugëtimin e njerëzimit vitin e kaluar, veçanërisht pandemia, na kanë mësuar sesa e nevojshme është të interesohemi për problemet e të tjerëve dhe të ndajmë shqetësimet e tyre. Ky qëndrim përfaqëson rrugën që të çon drejt paqes, pasi ndihmon në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në marrëdhëniet e vëllazërisë,” – u shpreh Papa.

Kjo është hera e parë që Papa Françesku, i cili festoi gjatë muajit dhjetor 84-vjetorin e tij, ka munguar në meshën e fundvitit, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Kreu Vatikanit vuan prej vitesh nga nervi shiatik, një gjendje shëndetësore që shkakton dhimbje të mesit dhe përgjatë pjesës së poshtme të trupit. Ai është parë disa herë të ecë me vështirësi për shkak të dhimbjeve dhe trajtohet rregullisht në fizio-terapi për arsye të kësaj gjendjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026