Papa Leo: Konflikti me Iranin nuk është një “luftë e drejtë”
Papa Leo XIV ka deklaruar se lufta e zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Irani nuk mund të konsiderohet një “luftë e drejtë”, duke argumentuar se koncepti tradicional i kësaj teorie nuk i përgjigjet më realiteteve të luftës moderne.
Gjatë një bisede me gazetarët në avionin që e transportonte nga Roma drejt Madridi, Papa u pyet nëse konflikti aktual me Iranin mund të justifikohej sipas teorisë së “luftës së drejtë”, një argument i përdorur më herët nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance për të mbrojtur veprimet ushtarake të Uashingtonit.
“Nuk ka luftë të drejtë atje”, tha Papa Leo XIV, duke shtuar se teoria e zhvilluar shekuj më parë u përket kohëve kur njerëzit nuk mund të imagjinonin armët dhe kapacitetet shkatërruese që ekzistojnë sot.
Deklaratat e tij vijnë në një klimë tensionesh të raportuara më parë me presidentin amerikan Donald Trump lidhur me konfliktin në Iran. Gjatë muajve të fundit, Papa ka bërë vazhdimisht thirrje për ndalimin e luftimeve dhe ka kritikuar deklaratat që, sipas tij, mund të nxisin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Më herët këtë vit, ai e cilësoi si “të papranueshëm” kërcënimin e Trump se “nuk do të mbetet asnjë qytetërim në Iran”. Nga ana e tij, presidenti amerikan iu përgjigj duke e përshkruar Papën si “të dobët dhe të tmerrshëm në politikën e jashtme”.
Megjithatë, Papa Leo XIV i hodhi poshtë këto kritika, duke theksuar se nuk ka frikë dhe se do të vazhdojë të flasë kundër luftës dhe për paqen.
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane