Papa nderon Floyd: Të mos mbyllim sytë para racizmit dhe diskriminimit

3 Qershor 2020 | 20:43

Papa Françesku theu heshtjen në lidhje me trazirat në Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se askush nuk mund të mbyllë sytë përpara racizmit dhe diskriminimit. Megjithatë, në fjalimin e tij, ati i shenjtë ka dënuar aktet e dhunës duke i cilësuar ato si “vetëshkatërruese”.

“Të dashur vëllezër dhe motra në Shtetet e Bashkuara, kam ndjekur me shqetësim trazirat sociale të ditëve të fundit në vendin tuaj, pas vdekjes tragjike të zotit George Floyd. Miqtë e mi, ne nuk mund të tolerojmë apo të mbyllim sytë para racizmit dhe diskriminimit në çdo formë të tij dhe njëkohësisht duhet të mbrojmë shenjtërinë e çdo jete njerëzore. Gjithashtu duhet të pranojmë se dhuna e netëve të fundit është vetëshkatërruese dhe vetëmohuese. Asgjë nuk arrihet me dhunë, përkundrazi humbet shumë”, tha Ati i Shenjtë..

Papa iu lut Zotit për pajtim dhe paqe. Ai e quajti vdekjen e George Floyd tragjike dhe tha se lutet për të dhe për të gjithë ata që janë vrarë si pasojë e “mëkatit të racizmit”.

“Le të lutemi për të ngushëlluar familjen dhe miqtë që mbajnë zi dhe le të përgjërohemi për pajtim kombëtar dhe paqe për të cilat jemi të etur”, u shpreh Papa Françesku.

Protestat për vrasjen e Floyd kanë qenë më të dhunshmet e viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe një nga sfidat kryesore për presidentin Donald Trump, që ka kërcënuar me angazhimin e ushtrisë për të rikthyer qetësinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026