Papa nderon Floyd: Të mos mbyllim sytë para racizmit

3 Qershor 2020 | 11:12

Papa Françesku theu heshtjen në lidhje me trazirat në Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se askush nuk mund të mbyllë sytë përpara racizmit dhe diskriminimit. Megjithatë, në fjalimin e tij, ati i shenjtë ka dënuar aktet e dhunës duke i cilësuar ato si “vetëshkatërruese”.

“Të dashur vëllezër dhe motra në Shtetet e Bashkuara, kam ndjekur me shqetësim trazirat sociale të ditëve të fundit në vendin tuaj, pas vdekjes tragjike të zotit George Floyd. Miqtë e mi, ne nuk mund të tolerojmë apo të mbyllim sytë para racizmit dhe diskriminimit në çdo formë të tij dhe njëkohësisht duhet të mbrojmë shenjtërinë e çdo jete njerëzore. Gjithashtu duhet të pranojmë se dhuna e netëve të fundit është vetëshkatërruese dhe vetëmohuese. Asgjë nuk arrihet me dhunë, përkundrazi humbet shumë”, deklaroi Papa.

Papa iu lut Zotit për pajtim dhe paqe. Ai e quajti vdekjen e George Floyd tragjike dhe tha se lutet për të dhe për të gjithë ata që janë vrarë si pasojë e “mëkatit të racizmit”.

“Le të lutemi për të ngushëlluar familjen dhe miqtë që mbajnë zi dhe le të përgjerohemi për pajtim kombëtar dhe paqe për të cilat jemi të etur”, u shpreh ati i shenjtë.

Protestat për vrasjen e Floyd kanë qenë më të dhunshmet e viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe një nga sfidat kryesore për presidentin Donald Trump, që ka kërcënuar me angazhimin e ushtrisë për të rikthyer qetësinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026