Para shtesë për COVAX, SHBA pro pezullimit të patentave të vaksinave

6 Maj 2021 | 08:11

Në ditët kur pandemia ka gjunjëzuar Indinë, vijojnë edhe zhvillimet e rëndësishme në prodhimin e vaksinave anticovid.

Administrata amerikane e presidentit Joe Biden mbështet iniciativën e Organizatës Botërore të Tregtisë për pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, duke zemëruar kompanitë farmaceutike.

Ky vendim do të lejojë që prodhimi i vaksinave të rritet dhe të sigurojë doza më të volitshme për vendet më pak të pasura.

Më herët ministrat e Jashtëm të G7 të mbledhur në Londër përfunduar takimin e tyre duke mbështetur aksesin global “të përballueshëm  dhe të barabartë” në vaksina, terapi dhe diagnostikim.

Samiti po ashtu mbështeti angazhimin për të mbledhur para shtesë për skemën e shpërndarjes Covax të vaksinave të administruar nga Kombet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm indian, i ftuar samitin e G7 rrëfeu eksperiencën personale për ndikimin  e pandemisë në kohën kur ai dhe i gjithë ekipi duhej të vetëizoloheshin, pasi dy anëtarë të delegacionit rezultuan positive

India është duke u përballur me një situatë të vështirë të pandemisë, me mungesë të shtretërve dhe oksigjenit në spitale.

Shumë shtete janë sensilibizuar duke dërguar ndihma për të lehtësuar disi situatën ku edhe krematoriumet janë të tejmbushura.

Në mungesë së shtretërve dhe okisgjenit shumë njerëz kanë vdekur  në ambulance apo në parkingjet e makinave.

të frikësuar nga kjo valë e dytë katastrofike e pandemisë në Indi dhe variantit shumë ngjitës të virusit fqinji i saj Nepali ka anuluar fluturimet dhe ka mbyllur kufijtë.

Ky shtet po ashtu është i prekur rëndë nda virusi duke regjistruar 7 mijë të infektuar në ditë.

Lexoni gjithashtu:

Delegacioni indian pozitiv me COVID-19, vetëizolohet ministri i Jashtëm i Indisë

Varianti indian mbërrin në Europë, tre raste të konfirmuara në Spanjë, pritet rezultati i testeve në Itali

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026