Parada e komunitetit LGBTI shoqërohet me përplasje dhe arrestime në Turqi
Gjatë paradës së komunitetit LGBTI të zhvilluar në Turqi, policia arrestoi rreth 20 persona të mbledhur në “Sheshin Taksim” në Stamboll.
Zyra e Guvernatorit të Stambollit refuzoi të autorizonte marshimin, me argumentin e “mbrojtjes së paqes dhe sigurisë publike, shëndetit të përgjithshëm dhe moralit”.
Por, pjesëmarrësit në paradë thanë se policia gjuajti edhe me plumba gome në drejtim të tyre, si dhe u dhunua një reporter dhe më pas u arrestua.
Paradat e komunitetit të LGBTI-s janë ndaluar në Stamboll që nga viti 2014, kur dhjetëra, mijëra njerëz morën pjesë në një marshim nëpër qytet.
Diku tjetër, përfshirë Parisin, ka pasur festime, të zhvilluara pas 18 muajsh kufizimesh pandemike, por pjesëmarrësit ishin të vetëdijshëm për “shtypjen” e anëtarëve në vende të tjera, si Hungaria.
“Unë nuk do të doja të isha në vendin e një personi LGBTI në Hungari tani,” tha Yohann Le Calvez. “Nuk është aq e lehtë sa në Francë, ne jemi me fat këtu”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Italia është një vend laik’, Draghi kundër Vatikanit për kritikat mbi projektligjin LGBTI
- Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë
- Hungarezët protestojnë kundër projektligjit të kryeministrit Orban për LGBTI-në
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta