Parada në Rusi, 75-vjetori i fitores ndaj nazizmit, Putin tregon forcën para referendumit
Pavarësisht pandemisë, Rusia edhe një herë tregoi forcën e saj në paradën që shënon 75 vjetorin e fitores ndaj nazistëve luftë ku humbën jetën 20 milionë sovjetikë. Një event që duhej të zhvillohej në 9 maj por u shty për shkak të izolimit.
Këmbëngulja e presidentit Vladimir Putin për mbajtjen e paradës pasqyron jo vetëm dëshirën e tij për të shpalosur fuqinë e Rusisë, por edhe për të forcuar ndjenjat patriotike një javë para referendumit kushtetues që mund t’i lejojë atij të qëndrojë në detyrë deri në 2036.
Më shumë se 13 000 personel ushtarak, 200 mjete, 75 avionë luftarakë dhe krerë botërorë ishin të pranishëm në paradë. Në fjalën e tij nga Sheshi e Kuq, shefi i Kremlinit e vuri theksin tek fuqia e Rusisë.
“Është e pamundur të imagjinohet se çfarë do të ishte bota nëse Ushtria e Kuqe nuk do të kishte ardhur për ta mbrojtur atë. Ushtarët sovjetikë “çliruan vendet evropiane nga pushtuesit, i dhanë fund tragjedisë së tmerrshme të Holokaustit, shpëtuan popullin gjerman nga nazizmi, nga ideologjia e tij vdekjeprurëse”, tha presidenti rus.
Përpara paradës, Putin fajësoi Perëndimin se ka fyer Rusinë duke hedhur poshtë rolin e Bashkimit Sovjetik në fitoren e luftës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta