Parada ushtarake, Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike
Parada e arsenalit ushtarak në Korenë e Veriut vjen pak ditë përpara betimit të Xho Bajden si president i Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe pak ditë pasi Lideri Kim Jong UN e përshkroi SHBA-në si “armikun kryesor të vendit”.
Koreja e Veriut zhvilloi këtë të enjte një paradë ushtarake në kryeqytetin e PionJang për të celebruar konferencën e përvitshme të partisë në pushtet. Ajo që tërhoqi vëmendjen gjatë paradës ishin raketat e reja balistike të cilat mund të lëshohen nga nëndetëset. I pranishëm në paradë ishte edhe lideri koreano-verior, Kim Jong Un.
“Jemi duke analizuar detajet, por Japonia ka mbledhur gjithmonë informacion mbi zhvillimin e raketave dhe arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut dhe jemi duke hetuar mbi këto të dhëna”, tha Katsunobu Kato, shef i kabinetit të qeverisë japoneze.
Shfaqja e arsenalit ushtarak vjen pak ditë përpara betimit të Xho Bajden si president i Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe pak ditë pasi Lideri Kim Jong un e përshkroi SHBA-në si “armikun kryesor të vendit”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta