Parada ushtarake në Greqi në ditën e Pavarësisë

25 Mars 2022 | 14:31

Avionët luftarakë Rafael, të blerë nga Franca, morën pjesë në paradën ushtarake të zhvilluar në Athinë për të festuar Pavarësinë e vendit, më 25 mars.

Me mijëra qytetarë dolën për të parë forcat e tyre të armatosura.

Greqia nënshkroi një ditë më parë një tjetër marrëveshje me Francën me vlerë rreth 4 miliardë euro për të blerë tre luftë anije dhe gjashtë avionë luftarakë shtesë Rafael.

Forcimi ushtarak i Greqisë është parë gjithnjë një shenjë përballjeje me Turqinë, me të cilën janë në mosmarrëveshje për kufijtë e tyre detarë.

Greqia shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane më 25 mars të 1821.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026