Paralajmërimet për rritje të çmimit të gazit dhe energjisë shqetësojnë qytetarë në Gjermani dhe Francë
Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike në Gjermani kanë arritur nivele rekord dhe do të vazhdojnë të rriten për shkak të mungesës së vazhdueshme të energjisë.
Rezultatet e sondazhit të kryer nga faqet e internetit të portalit ‘Verivox’ dhe ‘Check24’ treguan se konsumatorët gjermanë do të paguajnë më shumë për gaz dhe energji elektrike. Gjithsej 50 furnizues kanë rritur çmimin e gazit ose kanë planifikuar të rrisin çmimin me një rritje mesatare prej 11.5 për qind.
Kjo do të thotë se një familje do të duhet të paguajë mesatarisht 172 euro më shumë.
Ndërkohë, çmimi i energjisë elektrike në vend ka arritur gjithashtu një rekord të lartë.
Tetë furnizues të energjisë elektrike kanë rritur çmimet ose kanë njoftuar rritje, me një rritje mesatare prej 3.7 për qind.
Për një familje që konsumon 5000 kwh energji elektrike në vit, do të thotë se ata duhet të paguajnë 63 euro shtesë në vit.
Këtë verë, prodhimi i energjisë së erës në Gjermani ra me më shumë se 20 për qind nga mesatarja vjetore për shkak të motit. Prodhimi tradicional i energjisë, i kundërshtuar fuqishëm nga ambientalistët, gjithashtu po reduktohet. Këta faktorë kanë kontribuar në rritjen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike. Ekspertët paralajmërojnë se do të ketë një valë të rritjes së çmimeve dimrin e ardhshëm.
Rritja e faturave të energjisë elektrike dhe çmimet e benzinës në Francë ka nxitur pakënaqësinë e protestuesve dhe shoferëve, të ashtuquajtur “jelekëverdhë”.
Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm në të gjithë botën gjatë muajve të fundit, duke shtuar presionet inflacioniste. Dimri i ftohtë i vitit të kaluar në Evropë bëri presion mbi furnizimet dhe si rezultat, nivelet e grumbulluara të gazit janë shumë më të ulëta se normale.
Pak ditë më parë Kryeministri Jean Castex tha se Franca do të marrë masa për të lehtësuar koston e rritjes së çmimeve për konsumatorët duke bllokuar rritjen e mëtejshme të çmimit të gazit natyror dhe duke parandaluar një rritje të planifikuar ne shkurt të tarifave të energjisë elektrike. Castex shtoi se benzina nuk do të përfshihet në listë. Shoferët janë ankuar se çmimet po arrijnë shifrën 2 euro për litër. Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha në fillim të kësaj jave se ai priste që çmimet e rritjes së energjisë të zgjasnin edhe për “disa muaj të tjerë”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta