Pandemia varfëron më shumë shqiptarët, dy skenarët e Bankës Botërore për vendin tonë

1 Qershor 2020 | 05:29

Pandemia do të varfërojë edhe më shumë shqiptarët. Në skenarin më të mirë rezulton se rreth 100 mijë qytetarë dhe në rastin më të keq më shumë se 200 mijë individë do të pësojnë ulje të mirëqenies ekonomike.

Banka Botërore ka publikuar një raport të fundit ku analizohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 %, duke shkuar në rreth 40 për qind në skenarin e parë dhe 44 për qind në skenarin e dytë.

Skenari 1 i Bankës Botërore i referohet faktit nëse kriza zgjat 3 muaj dhe skenari 2, nëse zgjat 6 muaj. Niveli i varfërisë Sipas Bankës Botërore, do të rrisë numrin e shqiptarëve që jetojnë me më pak se  5 dollarë në ditë.

Ndikim në këtë situatë do të ketë ulja e të punësuarve në qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre. Edhe emigrantët shqiptarë pritet të preken nga kjo krizë globale, e cila do të çojë në reduktim të të ardhurave e për rrjedhojë edhe të remitancave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026