Paralajmërimi i Biden për fitoren e së djathtës ekstreme në Itali

29 Shtator 2022 | 14:22

“Sapo keni parë se çfarë ndodhi në Itali gjatë zgjedhjeve. Do të shihni se çfarë do të ndodhë në botë. Arsyeja pse shqetësohem është se nuk mund të jemi optimistë për atë çfarë do të ndodh edhe këtu”.

Kështu u shpreh presidenti amerikan Joe Biden duke iu referuar zgjedhjeve të cilat u zhvilluan pak ditë më parë në Itali, ku fitoi bindshëm koalicioni i ekstremit të djathtë.

Ky ishte një paralajmërim për fatin e demokracisë që kreu i Shtëpisë së Bardhë e dha gjatë një takimi në mbledhjen e fondeve të Partisë Demokratike. Por, edhe një mesazh për anëtarët e partisë.

Një deklaratë të tillë, Biden e bën në kuadër të primareve, të cilat zhvillohen gjatë muajit tetor.

Zgjedhje të ndërmjetme, të cilat do të tregojnë nëse qytetarët amerikanë vijojnë të kenë besim tek presidenti e po ashtu është një tregues për zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

Shumica e izraelitëve nuk e konsiderojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu si një figurë të besueshme, sipas një sondazhi të realizuar nga Channel 12. Të dhënat e...
16:50 | 12/07/2026

“Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

Po bëhet çështje vizita dhe incidenti (le ta quajmë kështu) në Bregun Perëndimor i deputetit demokrat nga Kalifornia, Ro Khanna, një përvojë që ai e...
15:34 | 12/07/2026

U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

Një burrë me fytyrën e mbuluar me maskë të zezë u pa gjatë funeralit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke nxitur spekulime se...
15:13 | 12/07/2026