Paralajmërimi i Europol: COVID-19 u dha terroristëve mundësi të reja për të shpërndarë mesazhe 

23 Qershor 2021 | 10:30

Pandemia COVID-19 ka përshpejtuar përhapjen e ideologjive të dhunshme, me terroristë dhe ekstremistë që përfitojnë nga koha e shtuar e kaluar në internet, kështu thuhet në një raport të Europol. Agjencia e zbatimit të ligjit të bllokut paralajmëron se “një rritje e dukshme” e intolerancës ndaj kundërshtarëve politikë ndodhi në vitin 2020, nxitur pjesërisht nga kriza globale e shëndetit.

Sipas raportit, vihet re se ekstremistët dhe terroristët kanë gjetur mundësi të reja në internet ndërsa njerëzit ishin nën bllokim dhe se pandemia mund të ketë qenë “një faktor shtesë i stresit” i përdorur për të inkurajuar individët e prekshëm të drejtohen drejt dhunës. Gjatë vitit 2020 u regjistruan 57 sulme terroriste të përfunduara, të dështuara, megjithëse ato ndodhën në vetëm gjashtë shtete anëtare të BE-së: Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë. Terrorizmi xhihadist mbetet kërcënimi më i madh për bllokun, sipas Europol, me sulme që rriten nga viti në vit.

Propaganda xhihadiste, sipas agjencisë është shpërndarë përmes një sërë kanalesh. Grupet, duke përfshirë të ashtuquajturin Shtet Islamik dhe Al-Kaeda, kanë shfrytëzuar ngjarje të ndryshme për të amplifikuar propagandën e tyre, duke përdorur çështjen e diskriminimit në shoqëritë perëndimore, për ta cilësuar veten si një alternative që mbron të drejtat e të shtypurve.

Ekstremistët, ndërkohë janë përpjekur të përfshijnë narrativa të reja për t’u infiltruar në komunitete. Kjo përfshin rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror në lidhje me ndryshimin e klimës me propagandën e djathtë, që fajëson imigracionin dhe mbipopullimin për krizën e klimës, duke e përdorur atë si një urë drejt ideologjive të bazuara në nacionalizëm, antisemitizëm. Kjo qasje, e shpërndarë në internet dhe përmes platformave, ka arritur të prekë njerëzit më të rinj dhe më të arsimuar.

Ndërkohë, sipas Europol, numri i sulmeve terroriste të krahut të majtë dhe anarkist mbeti i qëndrueshëm, me Italinë që raportoi 24 nga 25 sulmet. Këto synonin kryesisht pasurinë private dhe publike, të tilla si institucionet financiare dhe ndërtesat qeveritare. Temat që nxisin terrorizmin e majtë përfshijnë antifashizmin, anti-racizmin dhe shtypjen e perceptuar të shtetit, por tani janë zgjeruar me skepticizmin në lidhje me zhvillimet teknologjike dhe shkencore, masat e kontrollit COVID-19 dhe çështjet mjedisore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026