Paralajmërimi i Kinës për “Luftë të Ftohtë” me SHBA
Ministri i jashtëm kinez Wang Yi ka paralajmëruar për përhapjen e një “virusi politik” në Shtetet e Bashkuara, që ka për synim të sulmojë dhe diskreditojë Kinën. Gjatë një konference për shtyp në kuadër të Kongresit të përvitshëm të Popullit të Kinës, kreu i diplomacisë paralajmëroi mundësinë e një “Lufte të Ftohtë” mes vendeve.
“Ajo nga e cila duhet të ruhemi tani është fakti se disa forca politike në SHBA po rrezikojnë marrëdhënien mes nesh dhe po shtyjnë vendet drejt një ‘lufte të re të ftohtë’. Kjo përpjekje e rrezikshme për të kthyer pas historinë do të zhbëjë bashkëpunimin e shtrirë në dekada, do të zbehë perspektivën amerikane të zhvillimit dhe do të rrezikojë stabilitetin dhe mirëqenien botërore”, tha Wang Yi.
Kreu i diplomacisë kineze i bëri thirrje Uashingtonit të punojë me Pekinin për të ndërtuar një marrëdhënie “të koordinuar, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme”, të bazuar mbi respektin reciprok. Ai theksoi se në të njëjtën kohë, Kina do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, ndërsa dy vendet ndajnë pikëpamje të kundërta për çështje të ndjeshme si Hong Kongu, Tajvani dhe të drejtat e njeriut.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta