Paralajmërimi i Stoltenberg: Të jemi të përgatitur përballë Rusisë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi të mërkurën nga Brukseli se lufta në Ukrainë ka gjasa të zgjasë, pasi presidenti rus Putin nuk i ka ndryshuar planet e tij.
“Nuk kemi të dhëna që të sugjerojnë se presidenti Putin ka ndërruar ambicien për të kontrolluar të tërë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin botëror. Ndaj duhet të përgatitemi për një konflikt të gjatë. Na duhet të mbështesim Ukrainën, të forcojmë sanksionet dhe mbrojtjen tonë, sepse kjo luftë mund të zgjasë dhe duhet të jemi të përgatitur”.
Duke komentuar masakrat në qytetin e Buçës, numri një i Aleancës theksoi se ato tregojnë natyrën e vërtetë të luftës së presidentit Putin.
Ai nënvizoi se, çdo sulm dhe vrasje e civilëve përbën krim lufte, ndaj dhe NATO po mbështet përpjekjet e ndërkombëtarëve për mbledhjen e fakteve, për të hetuar dhe për t’u siguruar që përgjegjësit të ndëshkohen.
Më herët gjatë së mërkurës, rreth 20 qytetarë ukrainas u mblodhën përpara selisë së Këshillit Evropian për të bërë homazhe në nder të viktimave të Buçës dhe për të kërkuar një përgjigje nga BE-ja.
Që kur trupat ruse u tërhoqën nga rrethinat e Kievit, forcat ukrainase u kanë treguar gazetarëve trupat e civilëve të vrarë nga njësitë ruse. Për Perëndimin, vdekjet e civilëve përbëjnë krime lufte.
Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese