Paralajmërimi i Trump: Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina

5 Maj 2025 | 16:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, por ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë ndërmjetësimin nëse palët nuk tregojnë përkushtim real ndaj paqes.

Gjatë një interviste për emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Trump deklaroi se është i përfshirë aktivisht në përpjekjet për ndërmjetësim dhe se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me të dyja palët, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas tij, administrata amerikane ka paraqitur një plan të qartë për armëpushim 30-ditor që do të shërbente si bazë për bisedime më të thella, ndërkohë që Ukraina do të siguronte mbështetje për rindërtimin energjetik dhe mbrojtje territoriale, ndërsa Rusia do të përfitonte lehtësime të mundshme të sanksioneve nëse ndal sulmet ndaj infrastrukturës civile.

“Unë nuk jam këtu për të luajtur teatër. Nëse palët nuk tregojnë përkushtim serioz, atëherë u them: silluni si të doni dhe luftoni, ne tërhiqemi,” tha Trump.

Ai shtoi se nuk do të lejojë që SHBA të shpenzojë pafundësisht burime për një luftë që nuk po ka vizion të qartë për paqe: “Po paguajmë tre herë më shumë se Evropa për një luftë që e kanë në oborrin e tyre. Ky është absurditet.”

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve të fundit është përqendruar në terrenet e pushtuara nga Rusia në lindje të Ukrainës. Trump u shpreh i prerë se Rusia duhet të tërhiqet: “Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina. Sepse ajo e dëshiron të gjithë Ukrainën. Nuk do vetëm pjesën që ka tani”.

Megjithatë, ai la të kuptohet se një zgjidhje politike mund të përfshijë hapa të ndërmjetëm për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Trump e paraqiti veten si të vetmin udhëheqës botëror që mund të ushtrojë presion të vërtetë mbi Putinin. “Udhëheqësit evropianë më luten që ta telefonoj, sepse ai nuk u përgjigjet fare”, tha ai, duke shtuar: “Po të mos isha unë, Putini do ta kishte pushtuar të gjithë Ukrainën.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake

Ukraina po u kërkon partnerëve të saj të Bashkimit Evropian të ofrojnë 6.6 miliardë euro të disponueshme në kuadër të Fondit Evropian të Paqes për...
09:45 | 01/07/2026

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke theksuar se qëllimi i negociatave...
09:43 | 01/07/2026

Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara

Një stuhi e fuqishme përfshiu kryeqytetin rumun Bukuresht dhe 20 qarqe të mërkurën, duke vrarë një person dhe duke dëmtuar dhjetëra shtëpi dhe automjete, thanë...
09:37 | 01/07/2026