Paraliza faciale e Justin Bieber e shkaktuar nga vaksinimi anti-COVID?

14 Qershor 2022 | 12:28

Këngëtari i muzikës pop Justin Bieber vuan nga sindroma ‘Ramsay Hunt’, e cila e ka detyruar të anulojë një sërë koncertesh.

Kjo sindromë i shkakton atij paralizë faciale, pra ai nuk mundet të lëvizë gjysmën e fytyrës.

Bieber tregoi për këtë sindromë që e ka prekur së fundmi nëpërmjet një videoje në Instagram e cila mori rreth 53 milionë klikime.

Ai thotë në video se virusi i ka prekur nervat e veshit dhe të fytyrës, ndaj i është shkaktuar paralizë. Këngëtari shihet në video teksa përpiqet të pulisë apo të shkelë syrin, të qeshë, por nuk mundet.

Por kjo video përveç që i ka sjellë Bieber mbështetje dhe dashuri nga fansat, ka krijuar dhe teori konspirative që paraliza e fytyrës është shkaktuar nga vaksinimi kundër COVID.

Disa njerëz në rrjet duke iu referuar një artikulli shkencor nga Hong Kong “sindroma Ramsay Hunt vjen pas vaksinimit kundër COVID-19,” por në këtë raport është identifikuar vetëm një rast të cilit iu zhvillua sindroma dy ditë pasi u vaksinua kundër COVID.

Mjekja epidemiologe Katherine e ka mohuar këtë lidhje, duke thënë se nuk është e vërtetë sepse vaksinat mbrojnë.

“Për shembull, kjo është një gjendje e parandalueshme nga vaksina e lisë dhe një shembull se pse vaksinat janë të rëndësishme”, thotë ajo në Twitter por edhe në Tik Tok.

Një mjek Gerald A. Evans i divizionit të sëmundjeve infektive në Queen’s University and Kingston Health Sciences Centre tha që anti vaxxers e ngatërrojnë Ramsay Hunt me një tjetër sindromë, atë të Bell’s Palsy.

Nga kjo ka pasur disa raste që lidheshin me vaksinimin por kanë qenë jashtëzakonisht të rralla. Por këto të dyja janë sindroma të ndryshme. Dhe Ramsay Hunt syndrome nuk është shkaktuar nga ndonjë vaksinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026