Parashikimi i OBSH-së, shumë shpejt 10 milionë të infektuar me COVID-19 në botë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën me dije se shumë shpejt numri i të infektuarve me Covid-19 mund të kapë shifrën e 10 milionë personave.
Ndërkaq në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkohet karantinë e detyrueshme për udhëtarët që vijnë nga shtetet më të prekura.
Në nivel global është rikthyer frika e një vale të dytë të pandemisë pavarësisht përpjekjeve për të bashkëjetuar me virusin. Amerika Latine mbetet një nga kontinentet më të prekura nga COVID-19 me më shumë se 100.000 viktima, gjysma e të cilëve regjistrohen në Brazil.
E pavarësisht kësaj situate Presidenti Jair Bolsonaro vijon të flasë për një kërcënim në largim dhe të injorojë masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Por vetëm 24 orë pasi një gjykatës e detyroi të mbante maskë në publik, presidenti u shfaq duke e mbajtur një të tillë.
Numri i rasteve me të infektuar në të gjithë botën pritet të arrijë një tjetër pikë kulmore. Të paktën kështu bën me dije OBSH.
“Në muajin e parë të përhapjes më pak se 10,000 raste u raportuan në OBSH. Në muajt e fundit, janë raportuar pothuajse 4 milion raste Ne presim që brenda javës tjetër të kemi në total 10 milion të infektuar,” është shprehur Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Në Indi, pandemia ende nuk ka arritur kulmin e saj. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 16,000 të infektuar të tjerë – niveli më i lartë ditor i rasteve të reja të koronavirusit që kur u shpall zyrtarisht pandemia.
Në Nju Delhi, qeveria ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të menaxhuar situatën.
Zëvendësministri i rajonit tha se përparësi ishte zbatimi i politikave dhe lehtësirave që zvogëlojnë vuajtjet e personave të infektuar, por pa shkaktuar kaos.
Ndërkohë edhe në SHBA ka një rishfaqje të koronavirusit në shtetet jugore dhe perëndimore.
Në këto kushte Nju Jorku, dikur epiqendra e virusit kërkon që të gjithë udhëtarët që vijnë nga 8 shtete amerikane të vihen për 14 ditë në karantinë të detyrueshme.
“Nëse thyhet karantina, do të ndiqeni penalisht dhe do të futeni në karantinë me detyrim . Ndoshta do të duhet të paguani kostos e karantinës,” – tha guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo.
Edhe në Pekin ku janë ende duke u përballur me një valë të dytë të Covid-19, njerëzve që janë në rrezik u ndalohet të largohen nga qyteti gjatë festës tre-ditore të Festivalit të Barkave të Dragoit që nis të enjten.
Lexoni gjithashtu:
Tjetër lloj vaksine anti-COVID-19 nis të testohet te njerëzit në Britani
Frikë nga vala e dytë. Britani, ekspertët thirrje qeverisë
I nxehti pushton Evropën. Nga Spanja në Suedi, temperatura rekord
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta