Parashikimi i zymtë i OKB-së: Bota do ta humbasë betejën me urinë

7 Korrik 2022 | 22:18

Bota po kalon kohë të vështira sa i takon sigurisë ushqimore. Sipas një raporti të hartuar nga 5 agjenci të OKB-së, rreth 830 milionë persona vuajtën nga uria në 2021-shin për shkak të pasojave të pandemisë dhe krizës së klimës.

Shifra u rrit në 2.3 miliardë sa i takon numrit të personave që kanë pasur vështirësi të theksuar apo të moderuar në sigurimin e ushqimit.

Sipas Organizatës për Ushqimin dhe Agrikulturën, bota po e humbet betejën kundër urisë.

“Kemi parë se varfëria ekstreme është rritur ndjeshëm. Kemi humbur një dekadë në reduktimin e saj dhe kemi parë se pabarazia është rritur. Krahas këtyre, treguesit e ushqimit të njerëzve nuk po shkojnë në drejtimin e duhur”, thotë Maximo Torrero, ekonomist, FAO.

Situata është më e rëndë në Afrikë, ku 30 milionë persona përballen me urinë në pjesën perëndimore dhe atë lindore, zona që po vuajnë thatësirën më të rëndë në histori.

Ndërkohë, në tërë kontinentin, 9% e popullsisë vuan nga uria dhe parashikimet për këtë vit janë shqetësuese.

Ndërsa lufta në Ukrainë ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe ka shkaktuar rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, planeti do të dështojë në qëllimin e tij për çrrënjosjen e urisë brenda 2030-s.

OKB vlerëson se do të jenë rreth 670 milionë njerëzit që do të vuajnë nga uria, një shifër e ngjashme me atë të vitit 2015.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026