Paris, sulm terrorist pranë zyrave të “Charlie Hebdo”; dy të plagosur
Të paktën dy persona mbetën të plagosur me armë të ftohtë ditën e premte në Paris, në afërsi të zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”, që 5 vjet më parë u sulmua nga militantët islamikë.
Autoritetet vendase e kanë klasifikuar episodin si një sulm terrorist. Policia pariziene deklaroi se një person u arrestua lidhur me sulmin dhe shtoi se bëhet fjalë për një 18-vjeçar, i njohur për shërbimet e sigurisë. Gjithashtu, mediat franceze bëjnë me dije se një tjetër person është ndaluar.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes u gjet një hanxhar, me të cilin dyshohet të jenë kryer sulmet.
Hetimet janë marrë në dorë nga Drejtoria Kombëtare e Antiterrorit, që ka sqaruar dhe arsyet përse.
“Së pari, vendngjarja e këtij sulmi është përballë ndërtesës ku dikur ndodheshin zyrat e “Charlie Hebdo”. Së dyti, momenti kur ky episod ka ndodhur, që përkon me gjyqin ndaj të dyshuarve për sulmet e janarit 2015. Dhe së treti, mënyra sa si rrodhi incidenti, me dëshirën e agresorit për të vënë në rrezik jetët e dy njerëzve që po shihnin punën e tyre”, deklaroi Jean Francois Ricard, prokuror i Antiterrorit.
Për fat të mirë, asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën. Kryeministri francez Jean Castex vizitoi gjithashtu vendin e ngjarjes dhe saktësoi se të plagosurit janë dy gazetarë që po konsumonin nga një cigare në kohën e pushimit.
“Autoritetet e sigurisë, të cilat i falënderoj, reaguan shumë shpejt për të bërë detyrën e tyre në këto rrethana. Ngjarja u verifikua në një vend simbolik dhe në të njëjtën kohë kur gjyqi ndaj atyre që përgatitën sulmin ndaj “Charlie Hebdo” po zhvillohet”, deklaroi Castex.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin dhe kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo vizituan gjithashtu vendin e ngjarjes.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta