Parisi dhe Zyrihu qytetet me koston më të lartë të jetesës në botë

18 Nëntor 2020 | 17:30

Parisi dhe Zyrihu i bashkohen Hong Kongut si qytetet më të shtrenjta për të jetuar si rrjedhojë e ndikimit të pandemisë së COVID-19.

Qyteti francez dhe ai zviceran lanë pas Singaporin dhe Osakan (Japoni) duke ndarë vendin e parë në indeksin e kostos së jetesës së përpiluar nga The Economist Intelligence Unit (EIU).

Indeksi krahasoi çmimet e 138 produkteve dhe shërbimeve në rreth 130 qytete të botës gjatë muajit shtator 2020 dhe nxori në pah faktin se çmimet u rritën mesatarisht me 0.3 për qind krahasuar me vitin e shkuar.

Në tërësi qytetet në Amerikë të Veriut, Jugut, Afrikë dhe lindje të Evropës janë bërë më pak të shtrenjta ndërsa qytetet e Evropës Perëndimore janë bërë më të kushtueshme.

Ekspertët e justifikojnë këtë ndryshim me faktin se ka pasur një zhvlerësim të dollarit kundrejt kartëmonedhave evropiane dhe ndikimit që ka dhënë pandemia e COVID-19 kryesisht: në probleme me furnizimet, mungesën e stokut, ndryshimit të jetesës dhe qasjes më agresive të konsumatorit për të blerë, kjo nën frikën e një mbylljeje totale nga qeveritë.

Përveç Parisit dhe Zyrihut, Gjeneva (7) dhe Kopenhageni (9) janë dy qytete të tjera të cilat përfshihen ndër 10 qytetet më të shtrenjta në botë.

Rekjaviku (Islandë), Sao Paolo (Brazil) dhe Rio de Zhanejro (Brazil) ishin qytetet që pësuan rënien më të madhe në indeks, kjo pasi kartëmonedhat e këtyre shteteve pësuan luhatje të mëdha zhvlerësuese gjatë pandemisë.

Qytet-shteti i Singaporit dhe Osaka thuhet të jetë bërë më i lirë në koston e jetesës për shkak të largimit të punonjësve të huaj, çka ka sjellë ulje të kërkesës konsumatorë dhe për rrjedhojë edhe ulje të çmimeve.

Indeksi tregon se çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm mbetën pothuajse të pandryshuara, mirëpo për alkoolin dhe duhanin çmimet u rritën me prirjen më të lartë se çdo lloj malli tjetër.

Veshjet ishin të vetmet kategori produktesh që patën ulje të ndjeshme në çmim, kjo për shkak të kërkesës së ulët të konsumatorëve dhe mbylljes për javë të tëra gjatë periudhës së pandemisë.

Për t’u theksuar është se nga indeksi, Teherani, është ngjitur me 27 vende, kjo për shkak të ndikimit të pandemisë dhe sanksioneve të reja që u ka vendosur produkteve iraniane Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Indeksi i çmimeve mund të mbetet i njëjtë edhe për vitin e ardhshëm, ndërsa ekonomia botërore parashikohet të hasë vështirësi për t’u rimëkëmbur, së paku deri në vitin 2022.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026