Parisi në duart e të së majtës, kush është lideri i ri që befasoi Francën?

23 Mars 2026 | 18:49

Kandidati socialist Emmanuel Grégoire ka fituar garën në Paris, duke pasuar Anne Hidalgo në drejtimin e kryeqytetit francez, sipas rezultateve të raundit të fundit të zgjedhjeve komunale.

Rezultatet tregojnë gjithashtu fitore të dukshme për të majtën dhe të djathtën tradicionale, si dhe një fitore të rëndësishme për të djathtën ekstreme në qytetin e Nice në Rivierën Franceze.

Qytetarët francezë votuan në rreth 1 500 bashki, në një proces që konsiderohet si një test i ekuilibrit të forcave në skenën politike lokale, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.

Rezultatet përfundimtare ende nuk ishin konfirmuar plotësisht në mbrëmje, veçanërisht në qytetet e mëdha. Megjithatë, rreth 93% e komunave të vogla dhe të mesme kishin zgjedhur kryetarët e tyre që në raundin e parë.

Në Paris, Grégoire, i cili drejtoi një koalicion të të majtës tradicionale, të gjelbërve dhe komunistëve, shpalli fitoren pasi rezultatet paraprake e nxirrnin përpara rivalit të djathtë, Rachida Dati, e cila e pranoi humbjen.

Ai deklaroi se fitorja përfaqëson “një vizion për një Paris progresist dhe të gjallë”, duke shtuar se qytetarët e kryeqytetit kanë zgjedhur qartë të majtën. Parisin e kanë drejtuar forcat e majta për rreth 25 vite.

Ndërkohë, në Nice, kandidati Eric Ciotti, një ish-konservator i lidhur me të djathtën ekstreme, shënoi një fitore të rëndësishme për këtë kamp politik. Megjithatë, partia e Marine Le Pen humbi në disa qytete të tjera të rëndësishme, përfshirë Marsejën, ku kryebashkiaku aktual i majtë Benoit Payan arriti të ruajë mandatin e tij.

Të djathtët ekstremë gjithashtu humbën në qytete si Nîmes dhe Toulon, pavarësisht pritshmërive të tyre.

Megjithatë, presidenti i partisë së djathtë ekstreme, Jordan Bardella, e cilësoi rezultatin si një sukses të rëndësishëm për forcën e tij politike, duke theksuar se kjo është një hap përpara në zgjedhjet lokale.

Gara është ndjekur me vëmendje edhe në qytete të tjera të mëdha, si Le Havre, ku kryetari aktual Édouard Philippe fitoi një mandat të ri, duke forcuar pozicionin e tij si një nga figurat potenciale për zgjedhjet presidenciale të ardhshme.

Ndërkohë, lëvizja centriste e presidentit Emmanuel Macron arriti një rezultat të rëndësishëm vetëm në qytetin e Bordeaux, ndërsa në shumë zona të tjera mbeti në prapaskenë.

Zgjedhjet u zhvilluan në një sfond ndërkombëtar të tensionuar, mes luftës në Ukrainë, në Gaza dhe në Lindjen e Mesme, duke shtuar pasigurinë për zhvillimet politike në Francë përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026