Parisi në nivel alerti maksimal nga COVID-19, vendoset për mbylljen e bareve
Gjendja e alertit në Paris është në nivel maksimal pas shtimit të lartë të rasteve me COVID-19 në kryeqytet dhe disa qytete të tjera.
Kryeqyteti francez ka vendosur të mbyllë të gjitha baret nga e marta, ndërkohë që masa të ngjashme janë marrë më parë në Marsejë që nga data 26 shtator, në një përpjekje për të luftuar përhapjen e virusit.
Kufizimet e reja në Paris do të qëndrojnë në fuqi për 15 ditë.
Ndërkohë, restorantet do të mund të qëndrojnë të hapura vetëm nëse marrin masa të reja sanitare, duke përfshirë regjistrimin e të dhënave të klientëve.
Panairet, kongreset dhe shfaqjet tregtare po ashtu do të jenë të ndaluara në Paris, njoftoi prefekti i policisë së Parisit Didier Lallement.
“Palestrat do të mbyllen, por teatrot, kinematë dhe muzetë do të qëndrojnë hapur”, shtoi Lallement.
Masat e reja në Paris:
- Pishinat do të jenë të mbyllura vetëm për të rriturit, por do të jenë të hapura për të miturit.
- Ambientet e jashtme, si për shembull stadiume dhe fushat e stërvitjes, do të qëndrojnë të hapura por me një kapacitet të kufizuar deri në 1 mijë persona.
- Reduktimi i kapacitetit në qendra tregtare dhe dyqane të mëdha
- Klasat e universiteteve do të qëndrojnë të hapura me një kapacitet të përgjysmuar
Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat gjatë kësaj periudhe 15-ditore në mënyrë që “t’i rikthehemi normalitetit demokratik, ekonomik, social dhe sportiv”.
Ajo tha se parisienët duhet të “bashkëpunojnë për të mbrojtur më të dobëtit, përfshi këtu të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe të pastrehët”.
Rritja e të shtruarve në Francë
Të dhënat zyrtare të publikuara të dielën zbuluan se janë 1,335 pacientë në terapi intensive dhe 32 viktima në 24 orët e fundit.
Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran tha javën e shkuara se në Paris janë regjistruar 263 raste të reja për 100 mijë banorë, 105 raste të reja për 100 mijë banorë mbi moshën 65 vjeç dhe 36 për qind e reparteve të terapisë intensive tashmë po trajtojnë pacientë me COVID-19.
Franca ka regjistruar 32,230 viktima që nga fillimi i krizës së COVID-19 në mars të këtij viti.
Lexoni gjithashtu:
Masa kundër COVID-19, disa qytete evropiane kufizojnë lëvizjen e lirë
Konfuzion dhe skepticizëm në Londër pas rregullave të reja anti-COVID
2 milionë raste të reja me COVID-19 çdo javë, apeli i radhës i OBSH: Krerët e shteteve të veprojnë
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta