Parisi organizon sfilatën e modës përgjatë lumit Sena

5 Tetor 2020 | 05:28

Një festë ndryshe është organizuar në Paris për javën e modës, ku marka e njohur pariziene AMI i ka paraqitur veshjet në një sfilatë të mbajtur përgjatë lumit të Senës.

Modele femra dhe meshkuj kanë dalë njëri pas tjetrit për të prezantuar krijimet e markës, të cilat stilisti i cilësoi si pjesë të një pune të ngadaltë për shkak të karantinës.   

“Unë me të vërtetë e dua këtë koleksion, sepse është bërë gjatë karantinës. Kam punuar në zyrë, pra në studion time, ndërkohë që ekipi im punonte nga shtëpia, prandaj kemi punuar edhe shumë ngadalë”, është shprehur Alexander Mattiussi, stilist i AMI.  

Puna e vështirë është paraqitur si diçka e veçantë, që ka si qëllim të rinisë jetën e modës dhe sfilatave.

“Ne kemi nevojë të festojmë pak. Kur kemi këtë lloj krize është shumë e lehtë të biesh në një gjendje depresioni. Ndihem sikur ekziston një lloj sfide dhe përgjegjësie për të ecur përpara dhe të marrësh pjesë në këtë lloj ‘rifillimi”, shtoi ai.

Vizitorët duke zbatuar masat e COVID-19 e ndoqën këtë sfilatë kryesisht nga ana tjetër e lumit dhe nga ekranet e mëdha që transmetonin pamjet unike.

 

Lexoni gjithashtu:

Stuhia “Alex” godet Francën e Italinë, erë dhe shira të rrëmbyeshëm, dy viktima dhe 25 persona të zhdukur

Dy të vdekur dhe 24 të zhdukur nga përmbytjet në Francë dhe Itali

Papa Françesk: COVID-19 vërtetoi që kapitalizmi nuk funksionon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026