Parku Natyror i Vjosës monitorohet nga ekspertët vendas dhe të huaj

12 Qershor 2023 | 11:58

Pas shpalljes Park Kombëtar të lumit Vjosa dhe degëve të saj, ekspertët e mjedisit vendas dhe të huaj vazhdojnë përpjekjet për planifikimin e luginës së Vjosës, mbrojtjen e vlerave natyrore në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm.

Një grup ekspertësh duke përfshirë edhe ata ndërkombëtarë po punojnë për hartimin e Planit të Menaxhimit, Masterplanit për Turizmin dhe një sërë dokumentesh të tjera për të vendosur në funksion Parkun e Vjosës. Rëndësi i kushtohet konsultimeve me komunitetin e zonave të Jugut për mbrojtjen e biodiversitetit të lumit, të fundit të egër në Europë dhe resurseve që mbart për zhvillimin e ekoturiznmit.

“Interesi është i lartë për ta zhvilluar luginën e Vjosës, interesi është i lartë edhe për ta ruajtur atë  dhe besoj me shumë projekte që do të vijnë, do të ketë zhvillim infrastrukturor, do të ketë zhvillim të turizmit,  por është shumë e rëndësishme të përmend këtu të turizmit natyror,  pra një ekoturizëm dhe një turizëm i qëndrueshëm,  i cili do ti sillte të ardhura banorëve të zonës për një kohë më të gjatë”, pohoi Besiana Guri, eksperte mjedisi

“Mendoj se Vjosa është një lumë unik për territorin e Shqipërisë, Europën  dhe botën sepse  është një nga lumenjtë e fundit  të egër që ne kemi  në këtë pjesë të botës. Këtu në Gjirokastër është shumë i veçantë si shkak i gërshetimit të trashëgimisë kulturore si vlerë e UNESCO-s dhe pasurisë së këtij lumi fantastic. Pra janë mundësi të shkëlqyera  për të mbrojtur Parkun e Vjosës në shërbim të zhvillimit të zones”, u shpreh Andrej Sovine, ekspert ndërkombëtar i mjedisit

“Detyrimisht  duhet marrë mendimi i komunitetit për vazhdimin  e mëtejshëm të hapave  si kryesisht në hartimin e Planit të Menaxhimit, zgjerimin e parkut dhe financimin, monitorimin  dhe menaxhimin e tij në mënyrë që ky park të ruajë vlerat e tij  si parku më i egër në Europë, si parku  më i virgjër dhe si parku  më atraktiv që  do të kemi në Shqipëri”, u shpreh Grigor Dushi, Drejtor i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Gjirokastër

Lumi Vjosa ka një gjatësi prej 270 km ndërsa degët e saj përshkojnë zonat e Përmetit, Gjirokastrës,Tepelenës, etj duke përbërë një resurs të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive lokale të tyre dhe veçanërisht të turizmit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026