Parlamenti Europian miratoi shtrëngimin e politikës së imigracionit, Meloni: Evropa po lëviz në drejtimin e duhur
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas votimit të sotëm në Parlamentin Evropian, i cili miratoi shtrëngimin e politikave të imigracionit në Bashkimi Evropian. Me anë të një postimi në Facebook, Meloni e cilësoi vendimin si një hap të rëndësishëm përpara, duke theksuar se Evropa më në fund po ndjek një drejtim që Italia e ka mbështetur prej kohësh.
Ajo tha këto masa përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së efektivitetit të kthimeve, forcimit të kontrollit kufitar dhe ndërtimit të një politike më të besueshme migracioni për BE-në.
“Parlamenti Evropian u ka dhënë dritën jeshile rregullave të reja për kthimet: Evropa më në fund po lëviz në drejtimin e duhur, në një rrugë që Italia e ka mbështetur fuqimisht. Qendrat e kthimit rrisin shanset për të gjetur një vend kthimi për migrantët e parregullt, duke përfshirë jo vetëm vendet e origjinës, por edhe vendet e treta,” u shpreh ajo.
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit