Parlamenti Evropian ratifikon marrëveshjen tregtare mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar

28 Prill 2021 | 11:05

Deputetët në Parlamentin Evropian kanë votuar për të ratifikuar marrëveshjen tregtare të Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, gati katër muaj pasi marrëveshja Brexit hyri në fuqi.

Ligjvënësit votuan me shumicë dërrmuese pro miratimit zyrtar të marrëveshjes me 660 vota pro, 5 kundër dhe 32 abstenime.

Votimi përfundon procesin shumëvjeçar të Brexit dhe hap një epokë të re ku bashkëpunimi i ngushtë midis Brukselit dhe Londrës pritet të bashkëjetojë me grindje dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Marrëveshja, e cila është ratifikuar tashmë nga Mbretëria e Bashkuar, hyri në fuqi në 31 Dhjetor të 2020, por teknikisht ka qenë ende e hapur për debat që nga ajo kohë.

Udhëheqësit e BE vlerësuan marrëveshjen në Twitter, me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duke thënë se ajo “mirëpriti ngrohtësisht” vendimin dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke bërë jehonë fjalëve të saj.

“Kjo shënon një hap të madh përpara në marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar dhe hap një epokë të re”, u shpreh Charles Michel.

Kryenegociatori i Mbretërisë së Bashkuar për Brexit, David Frost, tha se ai shpreson që tani mund të fillojmë një kapitull të ri së bashku si evropianë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026