Parlamenti miraton murin kundër emigrantëve në Poloni

30 Tetor 2021 | 13:26

Ligjvënësit në Poloni miratuan ndërtimin e shpejtë të murit në kufi me Bjellorusinë, me qëllim ndalimin e fluksit të emigrantëve.

Tani, plani i propozuar nga qeveria e qendrës së djathtë duhet të miratohet nga presidenti Andrzej Duda, një aleat i qeverisë.

Ndërtimi i murit me vlerë 402 milionë dollarë do të nisë menjëherë pas aprovimit.

Polonia dhe vendet e tjera të BE-së akuzojnë regjimin bjellorus të presidentit Alexader Lukashenko se po inkurajon dhe ndihmon emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika që të tentojnë hyrjen në BE përmes kufijve të saj.

Sipas Brukselit, qeveria në Minsk po përpiqet të destabilizojë të tërë bllokun në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e Perëndimit.

Disa emigrantë, kryesisht nga Iraku dhe Siria, kanë vdekur si pasojë e lodhjes në afërsi të kufirit polak, pasi përshkuan mbi 400 km nëpër pyje, moçale dhe lumin Bug.

Polonia ka ndërtuar një gardh me tela me gjemba dhe ka dërguar disa mijëra trupa të gardës, ushtrisë dhe policisë, por masat nuk e kanë ndalur dot fluksin e emigrantëve.

Rojet kufitare kanë kthyer mbrapsht emigrantët, përfshirë disa familje me fëmijë dhe një ligj i ri polak legalizon këtë veprim.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026