Partia e ekstremit të djathtë në Itali akuzohet për nxitje protestash të dhunshme
Pas protestave të dhunshme të së shtunës ku kundërshtohen masat anti-COVID, në Itali shtohen thirrjet për të ndalur veprimtarinë e një partie të ekstremit të djathtë.
Të paktën 12 persona u arrestuan, përfshirë drejtuesit e partisë të së djathtë ekstreme Forza Nuova. Anëtarët e kësaj partie janë akuzuar për nxitje të tensioneve dhe dhunës.
Gjatë protestës të së shtunës protestuesit u përplasën me policinë duke shkatërruar disa godina, përfshirë selinë e një prej federatës sindikaliste.
Në rrjete janë përhapur disa fotografi dhe video të protestuesve, kryesisht djem që përshëndesin në formë fashiste.
Ata ishin mbledhur për të kundërshtuar një rregull qeveritar, i cili kërkon që në vendin e punës duhet të jesh i pajisur me certifikatën e vaksinës Covid-19 ose test negativ.
Certifikata në Itali, i njohur si “Green Pass”, hyn në fuqi të premten dhe zbatohet për vendet e punës publike dhe private.
Për të marrë pasaportën, qytetarët ose duhet të kenë bërë të paktën një dozë vaksine Covid, të dokumentojnë shërimin nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit ose testin negativ në 48 orët e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta