Partia Social-Demokrate fiton zgjedhjet në Gjermani
Sikundër ishte parashikuar social-demokratët e SPD drejtuar nga Olaf Scholz kanë mundur konservatorët e CDU së Armin Laschet, një humbje historike për kristiandemokratët.
Pas zgjedhjeve të së dielës dhe një garë të ngushtë, rezultatet paraprake bëjnë me dije se SPD ka siguruar 25.7% të votave dhe blloku konservativ CDU/CSU 24.1%.
Të Gjelbërit nga ana tjetër kanë siguruar rezultatin më të mirë në historinë e tyre duke u renditur të tretët.
Së bashku me liberalët ata kthehen në një rol përcaktues për formimin e koalicionit.
Me këto zgjedhje në Gjermani nis epoka post-Merkel, e cila ka qeverisur vendin për 16 vite.
Por, për të mësuar emrin e kancelarit të ri do të duhet të presim disa muaj, pasi fillimisht duhet të formohet koalicioni qeverisës.
Kujtojmë se në vitin 2017 kjo fazë zgjati gati një gjysmë viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta