Partitë e ekstremit të djathtë në BE nënshkruajnë dokumentin e unifikimit
Partitë e ekstremit të djathtë nga 16 vende të BE, duke përfshirë partinë franceze ‘Rassemblement National’ e Marie Le Pen, PiS e Polonisë, Fidesz e Hungarisë e Viktor Orban dhe Lega e Italisë, janë bashkuar me objektivin, që zëri i tyre të dëgjohet fuqishëm mbi debatin për te ardhmen e Evropës.
Udhëheqësit e “partive të krahut të djathtë” nënshkruan njëkohësisht në disa kryeqytete evropiane një dokument që kërkon reformë të thellë të BE, sepse sipas tyre, “në vend që të mbrojë Evropën dhe trashëgiminë e saj, unioni po bëhet vetë një burim i problemeve ”.
Dokumenti është nënshkruar nga parti të tjera të krahut të djathtë nga Bullgaria, Austria, Belgjika, Danimarka, Greqia, Holanda, Rumania
“Bashkëpunimi i kombeve evropiane duhet të bazohet në traditë, respekt për kulturën dhe historinë e shteteve evropiane, respekt për trashëgiminë judeo-kristiane të Evropës dhe vlerat e përbashkëta që bashkojnë kombet tona”, nënvizohet në dokument.
Nënshkruesit e dokumentit duket se u drejtohen institucioneve të BE-së si Komisioni ose Gjykata Evropiane e Drejtësisë, të cilat kanë ushtruar presion mbi Poloninë dhe Hungarinë për çështje që variojnë nga nënshtrimi i gjyqësorit deri tek stigmatizimi i komunitetit LGBT.
I pyetur për të komentuar mbi zhvillimet, Kryeministri Slloven Janez Janša vendi i të cilit është në krye të presidencës së radhës të Këshillit të BE sugjeroi që partia e tij gjithashtu mund të linte familjen politike të qendrës së djathtë.
Janša është një admirues i Viktor Orban, i cili marsin e kaluar la Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë për të shmangur dëbimin.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta