Partizani i afrohet Evropës duke mundur minimalisht Laçin

27 Qershor 2020 | 19:06

Partizani regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke u afruar akoma dhe më shumë me zonën europiane. Kryeqytetasit mundën minimnalisht në Stadiumin Kombëtar ekipin e Laçit, një rival direkt për në Kupat e Euorpës.

Vendos goli i Erald Çinarit, i cili shënoi që në pjesën e parë. Shkodrani nuk e pati aspak të vështirë të kthente në gol pasimin e Brojës. Pas këtij suksesi skuadra e Sormanit arrin kotën e 47 pikëve, vetëm 3 më pak se vendi i tertë që mbahet pikërisht nga Laçi.

Në takimin tjetër mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, kuqezinjtë fituan me rezultatin e thellë 6-1. Një fitore që vlen vetëm për statistikë, pasi si vlonjatët ashtu dhe gjirokastritët do të luajnë në kategorinë e parë edicionin e ardhshëm.

Java e 31-të do të mbyllet të dielën me tre takime, në orën 17:00 Kukësi do të presë në Elbasan Bylisin, ndërsa Vllaznia përballet me Teutën.

Takimi i fundit i javës do të jetë ai mes Skënderbeut dhe kryesuesve të Tiranës, që do të luhet në orën 19:00.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026