Pas 30 vitesh në pushtet, vritet presidenti i Çadit
Idriss Deby, i cili sapo fitoi për herë të pestë zgjedhjet presidenciale në Çad, vdiq gjatë përleshjeve me forcat rebele, njoftoi zëdhënësi ushtarak Azem Bermandoa Agouna.
Idriss Deby sapo ishte rizgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të zhvilluara më 11 prill duke marrë 79% të votave. Njoftimi u dha disa orë pasi zyrtarët zgjedhorë kishin deklaruar z. Deby si fituesin e zgjedhjeve presidenciale, duke i hapur rrugën për të qëndruar në pushtet. Pas tri dekadash në qeverisje, ai ishte gati për të marrë një mandat të gjashtë radhazi edhe për gjashtë vite të tjera.
Ushtria njoftoi se qeveria dhe asambleja kombëtare janë shpërndarë dhe një këshill kalimtar 18-mujor do të drejtohet nga djali 37-vjeçar i Idriss Deby-t, Mahamat Idriss Deby Itno, duke vendosur gjithashtu një shtetrrethim në orën 18:00 si dhe mbylljen e kufijve.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta