Pas Francës edhe Britania mbështet njohjen e shtetit palesinez, por pa afat kohor

25 Korrik 2025 | 10:03

Ministri britanik i teknologjisw, Peter Kyle, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për të njohur shtetin palestinez, megjithatë nuk dha një afat konkret për këtë hap. Ai theksoi se çdo shpallje e shtetësisë duhet të jetë “e zbatueshme në momentin e shpalljes” dhe e lidhur me një proces që sjell paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Deklarata e ministrit vjen vetëm një ditë pas njoftimit të Francës se do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në muajin shtator.

I ftuar në emisionin “BBC Breakfast”, Kyle u pyet nëse Mbretëria e Bashkuar do të ndjekë shembullin francez. Ai u përgjigj se prioriteti aktual i qeverisë është emergjenca humanitare në Gaza dhe nevoja për të siguruar ndihma të menjëhershme për popullsinë civile.

“Fokusi ynë është që të vendosim ushqim në pjatat e njerëzve. Po kërkojmë një armëpushim, dhe më pas do të bëjmë gjithçka që mundemi nga pozita e një mbështetësi për rajonin, për të krijuar kushtet që do të çojnë drejt negociatave për shtetësinë e Palestinës dhe sigurinë që i duhet rajonit,” deklaroi ministri.

Ai shtoi se kryeministri britanik do të zhvillojë një takim me liderët e Francës dhe Gjermanisë për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme dhe hapat e mëtejshëm për një zgjidhje afatgjatë.

“Është një angazhim i kësaj qeverie, i përfshirë në manifestin tonë, që duam të ndihmojmë në krijimin e shtetësisë për Palestinën,” theksoi Kyle.

“Kjo duhet të ndodhë në një mënyrë që fuqizon popullin palestinez dhe kontribuon për paqe e stabilitet,”- shtoi ai.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur mbështetja globale për njohjen e shtetit palestinez është në rritje, pas zhvillimeve të fundit dramatike në Rripin e Gazës dhe përpjekjeve për një armëpushim të qëndrueshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026