Pas ndjekjes me helikopter, gjendet i vdekur autori i masakrës në Kaliforni

23 Janar 2023 | 12:11

Policia e Kalifornisë ka identifikuar personin e armatosur, i cili dyshohet për vrasjen e 10 personave në një pistë vallëzimi pranë Los Anxhelosit. Ai është 72-vjeçari Huu Can Tran, 72 vjeç, i cili pas kryerjes së tragjedisë u gjet i vdekur në furgonin e bardhë me të cilin u largua.

72-vjeçari kishte një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri dhe u deklarua i vdekur në vendngjarje, tha sherifi i kontesë Robert Luna.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa festimet për Vitin e Ri Hënor ishin duke u zhvilluar në Monterey Park, i njohur për popullsinë e tij të madhe aziatike.

Policia ende nuk ka asnjë informacion mbi motivet që mund ta kenë çuar të moshuarin në kryerjen e një akti të tillë.

“10 persona të tjerë u plagosën nga të shtënat, prej të cilëve 7 janë ende në spital – disa në gjendje kritike”, tha sherifi në një konferencë shtypi të dielën pasdite në Monterey Park.

Ai shtoi se 10 personat që vdiqën nuk janë identifikuar ende të gjithë, por dukej se ishin në të 50-at dhe 60-at e tyre dhe disa ndoshta edhe më të vjetër, të gjithë me origjinë aziatike.

Autori u ndoq nga ekipet speciale dhe nga ajri, ku më pas u gjet i vetëvrarë në furgonin e tij me të cilin tentoi të largohej.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026