Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po i jep dritën jeshile rifillimit të fluturimeve direkte nga linjat ajrore amerikane për në Liban , pas një pezullimi shumëvjeçar të itinerareve.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se vendimi u mor pas takimit të tij me Presidentin libanez Joseph Aoun, të cilin e vlerësoi për përpjekjet e tij për të transformuar vendin.
“Pas takimit tim me Presidentin Libanez Joseph Aoun, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme në transformimin e vendit të tij, po i drejtoj administratës sime që të lejojë të gjitha linjat ajrore amerikane të operojnë fluturime pa ndalesa për në Liban, në mënyrë që amerikanët të mund ta vizitojnë lehtësisht këtë vend të bukur”, shkroi presidenti amerikan.
Kryeministri libanez, Navaf Salam, e përshëndeti vendimin e SHBA-së, duke theksuar se është një mundësi e rëndësishme për të forcuar lidhjet ajrore midis dy vendeve.
Ai tha se rifillimi i fluturimeve direkte pritet të lehtësojë udhëtimet, të nxisë turizmin dhe të japë një shtysë për ekonominë libaneze.
Njoftimi shënon një zhvillim të ri në marrëdhëniet Uashington-Bejrut, ndërsa tani priten procedurat zyrtare për zbatimin e vendimit dhe njoftimin e itinerareve përkatëse nga linjat ajrore.
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 12:45 Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 12:44 Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 12:21 Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)