Pas takimit Putin dhe Biden vendosin të ulin tensionet midis dy vendeve dhe të rikthejnë ambasadorët
Gjatë një konference për shtyp që Putin dha pas takimit të tij ditën e sotme me presidentin amerikan, Joe Biden, ai tha se diskutimet mes tyre ishin “konstruktive dhe se mes dy liderëve nuk kishte asnjë armiqësi”.
“(Takimi) u mbajt në një frymë konstruktive,” tha ai për gazetarët, “por të dyja palët shprehën vendosmërinë për të kuptuar njëra-tjetrën dhe për të gjetur të mirën e përbashkët.”
Ditën e sotme, Putin u takua për herë të parë me presidentin Joe Bien në Gjenevë, Zvicër.
President Rus shtoi gjithashtu se mes tij dhe presidentit amerikan ishte arritur një marrëveshje për të zhvilluar një set negociatash midis SHBA-Rusi-së, më qëllim kufizimin e përhapjes masive të armëve nukleare.
Putin tha se Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Ministria e Jashtme Ruse do të nisnin bashkëpunimin për zbatimin e pikave për të cilat u ra dakord gjatë këtij takimi.
Një tjetër risi e këtij takimi ishte marrëveshja e arritur midis dy presidentëve të superfuqive për të rikthyer ambasadorët e tyre në postet përkatëse, si një nismë e rëndësishme për të ulur tensionet.
Gjatë konferencës presidenti Putin foli edhe për kritikun e burgosur nga Kremlin, Alexei Navalny, duke thënë se ai “donte vetë të arrestohej, duke u rikthyer në Rusi, pasi e dinte mjaft mirë se po shkelte ligjin. Ai e dinte se ishte në kërkim dhe gjithsesi u kthye në Rusi. Ai donte të arrestohej”
Putin shtoi gjithashtu se dënimi që i është dhënë Navalny-t është “tërësisht i merituar”, pasi ai ka shkelur lirinë me kusht.
Javën e shkuar, një gjykatë në Moskë shpalli të jashtëligjshme organizatën e themeluar nga Navalny, duke e etiketuar atë dhe aderentët e saj si “ekstremistë”, diçka e cila nga shumë autoritete të BE-së dhe SHBA-së u quajt si hapi i fundit i ndërmarrë nga Kremlin për të heshtur kritikët dhe për t’u a hequr atyre mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në shtator.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta