Pas vdekjes së fanses, Taylor Swift shtyn koncertin në Rio de Zhaneiro

19 Nëntor 2023 | 08:27

Një fanse e yllit të mzikës pop, Taylor Swift humbi jetën gjatë një shfaqje të këngëtares të mbajtur të premten pasi pësoi një arrest kardiorespirator. Për këtë arsye këngëtarja ka njoftuar se koncerti i saj do të shtyhet.

Sipas organizatorëve, 23-vjeçarja Ana Clara Benevides Machado kishte kërkuar ndihmë në stadium pasi nuk ishte ndjerë mirë. Ajo u transferua në spital, por vdiq një orë më vonë.

Në një deklaratë në Instagram, ylli i popit tha se ishte “i shkatërruar” nga vdekja e një fansi dhe se zemra i ishte “thyer”, duke shtuar: “Ajo ishte jashtëzakonisht e bukur dhe shumë e re”.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se humbëm një fanse sonte para shfaqjes sime. S’mund t’ua them se sa e shkatërruar jam nga kjo. Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, kolegëve interpretues dhe ekuipazhit duhet dhe do të jetë gjithmonë e para”, shkroi Swift në Instagram.

Brazili po përjeton një valë të nxehti të paprecedentë, duke shkaktuar alarme shëndetësore.

Autoritetet paralajmëruan për rrezikun për jetën pasi regjistroi një indeks të nxehtësisë, i cili kombinon temperaturën me lagështinë, prej 59.3C të premten e ndjekur nga 59.7C të shtunën.

Shfaqja e yllit të popit amerikan do të vazhdojë të hënën.

Kryebashkiaku i Rios, Eduardo Paes, postoi në X (i njohur më parë si Twitter) se ajo që ndodhi ishte e papranueshme dhe ai u kishte kërkuar producentëve të shfaqjes disa ndryshime, duke përfshirë pika shtesë të shpërndarjes së ujit dhe më shumë shërbime emergjente në gatishmëri.

Ministri i Drejtësisë i Brazilit, Flávio Dino, gjithashtu postoi në X se tifozët duhet të lejohen të sjellin shishe uji në ambiente.

Ai urdhëroi kompaninë që organizon Eras Tour në Brazil, T4F Entertainment, që t’u sigurojë fansave ujë të pijshëm falas dhe lehtësisht të aksesueshëm.

Deklarata e ministrit erdhi pasi pjesëmarrësve të koncertit iu ndalua të sillnin shishet e tyre me ujë.

Swift mbërriti në Brazil në fillim të kësaj jave për turneun e saj rekord, me statujën e Krishtit Shpëtimtar të Rio de Janeiro-s, e ndriçuar për ta mirëpritur atë në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026