Pasagjeri gjendet i gjallë pas 3 ditësh brenda anijes së djegur në Korfuz
Pas tri ditësh është gjetur i gjallë një nga pasagjerët në tragetin i cili mori flakë në ishullin grek të Korfuzit.
I riu 21-vjeçar që tha se vinte nga Bjellorusia ndodhej në pjesën e pasme të tragetit dhe fatmirësish është në gjendje të mirë shëndetësore.
Autoritetet janë në kërkim të 11 personave të tjerë të cilët rezultojnë të zhdukur, 8 prej tyre mendohet se janë shtetas bullgarë.
Temperaturat ekstreme deri ne 600 gradë celsius në disa pjesë të mjetit kanë penguar operacionet e shpëtimit, por autoritetet thonë se nuk rrezikon të përmbyset.
Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e aksidentit ndërsa trageti vijon ende të digjet duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi.
Një prokuror grek në ishullin e Korfuzit ka urdhëruar hetim për incidentin. Kompania me bazë në Itali tha se zjarri filloi aty ku ishin parkuar automjetet.
Kapiteni i anijes dhe dy inxhinierët u arrestuan por u liruan të njëjtën ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta