Pasaportë shëndeti në ishujt e Italisë, siguri për hyrjen e turistëve
Një pasaportë shëndeti që do të mundësojë hyrjen e të gjithë turistëve që rezultojnë negativë ndaj covid-19.
Është kjo ideja që po mendohet seriozisht në Itali.
E ndërsa kufijtë nisin të hapen në 3 qershor Sardenja dhe Sicilia, dy ishujt më të mëdhenj në shtetin fqinj po përpiqen të marrin dritën jeshile nga qeveria për të vënë në jetë këtë plan.
Autoritetet po e anashkalojnë për momentin por edhe nëse aprovohet do të kishte ende shumë pengesa, disa prej të cilave duken të pakapërcyeshme për momentin, me kaq pak kohë në dispozicion.
Pengesa e parë është qasja në teste.
Shtupa nazofaringeale, i vetmi instrument i besueshëm për përcaktimin nëse rezulton pozitiv apo jo, realizohet vetëm përmes sistemit shëndetësor kombëtar për ata që kanë simptoma ose kanë patur kontakte me një person të prekur .
Dhe së dyti testet sero-logjike vërtetojnë vetëm nëse antitrupat janë zhvilluar, jo nëse infeksioni vijon.
Për më tepër, shumica e këtyre testeve deri më tani kanë dëshmuar se nuk janë të besueshme.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta