Pasardhësja e Angela Merkel, të Gjelbrit prezantojnë kandidaten Annalena Baerbock

19 Prill 2021 | 16:18

Në Gjermani, Annalena Baerbock do të jetë kandidatja e të Gjelbërve për kancelare. Partia e bëri njoftimin ditën e hënë, pas disa javë diskutimesh të brendshme mes Baerbock dhe bashkëkryetarit Robert Habeck.

Kjo është hera e parë që të Gjelbërit kandidojnë për kancelar. Lëvizja e tyre shënon fillimin e një kapitulli të ri për partinë, tha Baerbock, dhe nëse gjërat shkojnë mirë, ashtu do të shkojnë edhe për Gjermaninë.

Ajo u shpreh e bindur se vendit i duhet një fillim i ri, ku mbrojtja nga ndryshimet e klimës të jetë çështja kryesore.

“E ardhmja nuk është diçka që vjen rastësisht. Ajo është në duart tona dhe prandaj unë jam këtu sot. Kemi dëgjuar në vitet e fundit të flitet për gjëra që s’mund të arrihen. Por, ajo që ka rëndësi tani janë gjërat që mund të arrihen. Unë jam për një fillim të ri, të tjerët për status quo”, u shpreh Annalena Baerbock, kandidate për kancelare, Gjermani.

Baerbock duhet të konfirmohet zyrtarisht në konferencën federale të të Gjelbërve në qershor. Aprovimi i saj konsiderohet i sigurt. Kjo e bën Baerbock gruan e dytë në Gjermani pas Angela Merkel që kandidon për postin më të lartë qeveritar.

Gjermania mban zgjedhjet për Bundestagun më 26 shtator. Të Gjelbrit renditen lart në sondazhe dhe llogariten si partia e dytë më e fortë pas koalicionit CDU/CSU.

 

 

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026