Pashkët në izolim, policia në monitorim për të parë nëse respektohen masat kufizuese në Europë

2 Prill 2021 | 08:39

Në Spanjë, festa e Pashkëve është tradicionalisht një nga eventet më të mëdha në kalendar dhe festimet më të rëndësishme zhvillohen gjatë Javës së Shenjtë ose siç e quajnë spanjollët të ‘Semana Santa’, por për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ritet fetare nuk do të vijojnë sikundër e do tradita pasi qytetarët duhet t’i binden kufizimeve të COVID-19.

Pavarësisht anulimit të shfaqjeve, disa njerëz kanë shkuar në kisha për të festuar Javën e Shenjtë, ndërsa në disa qytete, si në Hellin (Albacete) banorët kanë festuar rënien tradicionale të  daulleve nga ballkonet e tyre.

Portugali

Policia portugeze monitoroi trafikun në Lisbonë në kohën kur vendi bëhet gati të festojë po ashtu për të dytën herë Pashkët nën masa të forta kufizuese.

Shumë familje kalojnë një fundjavë të gjatë duke udhëtuar në qytete dhe rrethe të tjera për festën e krishterë, por edhe këtë vit, ata mund të lëvizin nga zona e banimit vetëm me një arsye të fortë.

Portugalia po përgatit fazën e dytë të planit të saj të rinisjes, e cila do të fillojë të hënën, 5 Prill, me rihapjen e shkollave, ambienteve të jashtme, palestrave dhe monumenteve. Për momentin, vendi raporton vetëm disa qindra të infektuar në ditë.

Lituani

Para Pashkëve, policia lituaneze, Administrata e Sigurisë së Transportit dhe transportuesit filluan inspektime më të rrepta të udhëtarëve që udhëtonin me trena dhe në autobusë.

Njerëzit duhet të jenë të pajisur me dokumente që sigurojnë vlefshmërinë e udhëtimit të tyre në një komunë tjetër. Kontrollet më të shpeshta do të zbatohen deri më 6 prill.

Udhëtimi në distancë të gjatë lejohet vetëm nëse njerëzit shkojnë në komunën e vendbanimit të tyre, udhëtojnë për punë ose posedojnë pronë në një komunë tjetër.

Ka përjashtime nëse udhëton për shkak të humbjes së të afërmve, shërbimeve mjekësore ose shkon drejt aeroporteve që shërbejnë si linja ndërkombëtare të udhëtarëve, porteve detar ose stacioneve të autobusëve.

Zvicër

Pavarësisht pandemisë, sikundër çdo vit autoritetet në Zvicër presin që gjatë pushimeve për Pashkë të ketë një trafik të rënduar.

Austria

1 Prilli shënoi ditën e Parë të izolimit strikt për Austrinë lindore. Deri më 11 prill, kufizime të shumta si një shtetrrethim 24-orësh zbatohen në tre provincat lindore të Vjenës, Austrisë së Poshtme dhe Burgenland.

Me disa përjashtime, njerëzit nuk lejohen të largohen nga shtëpia: Ata lejohet të shkojnë në punë ose te mjeku, të kryejnë detyra për nevoja të përditshme, të ndihmojnë të tjerët ose të dalin  shëtitje. Me disa përjashtime, dyqanet dhe bizneset janë të mbyllura: vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë janë të hapura. Policia monitoron zbatimin e kufizimeve.

Përveç kësaj, që nga 1 prilli, maskat janë gjithashtu të detyrueshme në sheshe të caktuara në Vjenë, ku mblidhen shumë njerëz

Slloveni

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve autoritetet në Slloveni dhe Kroaci forcuan masat kufizuese.

Nga 1 prilli, Sllovenia hyri në një bllokim të tretë ndërsa përpiqet të përshpejtojë programin e saj të vaksinimit.

Masat do të vendosen deri më 11 Prill me përjashtim të Pashkëve kur dy familje do të kenë mundësi të takohen.

Dikur ekzistonte frika dhe shiheshin si të vatra të COVID 19 tani anijet turistike duket të jenë ndër disa mundësi të sigurta për pushime në botë, falë një protokolli të rreptë sigurie dhe ‘flluskës sociale’ pa COVID që ata mund të sigurojnë.

Me afërsisht 2,000 pasagjerë, më pak se një e treta e kapacitetit të 6334 pasagjerëve, MSC Grandiosa u largua nga porti Civitavecchia të mërkurën vonë për një lundrim shtatë-ditor të Pashkëve i cili u nis nga Genova, dhe do të prekë Napolin dhe Valletta në Maltë, përpara se të qarkullojnë përsëri në Genova.

Udhëtimi do t’u lejojë  vizitorët  të shijojnë një Pashkë normale. Grupet pranë pishinës kërcenin në një ditë të nxehtë me diell ndërsa të ftuarit e Grandiosa mbërritën në Civitavecchia nga e gjithë Italia dhe Evropa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026