Pasiguri për fitoren elektorale: Kremlini i shqetësuar, Franca dhe Koreja e Jugut optimistë

6 Nëntor 2020 | 06:45

Bota është në pritje se kush do të shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të 2020-s, të cilat do të vendosin se si politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të funksionojë. Megjithatë gara e ngushtë mes dy kandidatëve për president dhe akuzat për manipulim të votave, kanë sjellë edhe një pasiguri mbi rezultatin përfundimtar.

Paqartësia që është shfaqur që pas ditës së zgjedhjeve të 3 nëntorit, ka shqetësuar kryesisht shtetin rus. Qeveria në Kremlin ka hamendësuar se kjo situatë do të sjellë rezultate negative për ekonominë botërore, si dhe për politikën e jashtme.

Ministri i Jashtëm francez është një prej përfaqësuesve nga bota që ka komunikuar besimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një sistem të fortë dhe të drejtë të numërimit të votave elektorale.

“Në të shkuarën ka patur tensione për sa i përket rezultateve, megjithatë institucionet kanë arritur t’i menaxhojnë këto vështirësi. Ajo që ne duhet të kujtojmë është se Shtetet e Bashkuara janë një sistem federal dhe në çdo shtet ka rregulla të caktuara. Nëse del e nevojshme, Gjykata Supreme do të ndërhyjë. Unë kam shpresa se vlerat demokratike të Shteteve të Bashkuara do të sjellin marrjen e rezultateve të cilat do të njihen nga të gjithë”, that Jean-Yves Le Drian, ministri i Jashtëm i Francës.

Ndërkohë Koreja e Jugut ka planifikuar vazhdimësinë e aleancës mes vendeve, pavarësisht cilat do të janë rezultatet e zgjedhjeve. Shteti i Koresë së Jugut ka komunikuar se do të dërgojë delegatë në Shtetet e Bashkuara, të cilët do të diskutojnë për programet e hedhjes së raketave dhe atyre bërthamore nga shteti komunist i Koresë së Veriut.

Joe Biden është kandidati i cili i është afruar më shumë vijës së fitores, megjithatë deklaratat e Donald Trump për mashtrim dhe manipulim të votave e kanë ngadalësuar ritmin e shpalljes së fituesit.   

 

Lexoni gjithashtu:

Trump në deklaratë për shtyp: Demokratët po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet

Live Blog: Zgjedhjet në SHBA varen nga rezultatet e 4 shteteve

Si do të ndikonte fitorja e Biden apo Trump tek NATO?

Mbështetës të armatosur të Trump protestojnë pranë qendrave zgjedhore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara