Pasiguritë mbi vaksinën “Johnson and Johnson”, ndalet shpërndarja në BE

14 Prill 2021 | 12:25

Pas njoftimeve se SHBA do të pezullojë shpërndarjen e vaksinës “Johnson and Johson”, e cila jepet me një dozë, Bashkimi Evropian pritet të kërkojë më shumë të dhëna mbi atë cka po ndodh.

Në SHBA është raportuar për gjashtë raste me mpiksje gjaku, ndërsa më shumë se 6.8 milionë doza të kësaj vaksine janë shpërndarë në shtetet amerikane.

Komisionerja e Evropiane e Shëndetësisë Stella Kyriakides në një postim ka pranuar se ky zhvillimi fundit do të ketë ndikim në programin e inokulimit.

Itali

Këtë javë vaksina “Johnson and Johnson” ka nisur të shpërndahet në vendet e Bashkimit Evropian, por u detyrua te ndalet. Në Itali ka mbërritur ngarkesa e parë me 184 mijë doza.

Çdo vonesë në injektim është një goditje e mëtejshme e përpjekjeve për të nxitur procesin e vaksinimit në Bashkimin Evropian, i cili është prekur thellësisht nga mungesa e furnizimit, problemet logjistike dhe shqetësimet për mpiksjet e pazakonta të gjakut në një numër të vogël të njerëzve që morën vaksinën AstraZeneca.

Të dy vaksinat J&J dhe AstraZeneca kanë të njëjtin mekanizëm, përdorin një virus të ftohtë për të dërguar gjenin spikekoronavirusit në trup, duke shkaktuar një përgjigje imune.

Presidenti i Kryqit të Kuq në Itali u shpreh se janë duke monituruar me shqetësim lajmet mbi vonesat në shpërndarje të vaksinës “Johnson and Johnson”. 

Bashkimi Europian

Agjencia Evropiane e Barnave tha se “aktualisht nuk është e qartë” nëse vaksina  J&J shkaktoi çrregullime të rralla të mpiksjes.

Javën e kaluar, rregullatori i barnave në BE tha se gjeti një “lidhje të mundshme” midis dozave AstraZeneca dhe mpiksjeve të rralla të gjakut, por që përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet e COVID-19.

Lexoni gjithashtu:

Rastet me mpiksje gjaku, Johnson & Johnson shtyn shpërndarjen e vaksinave në Evropë pas pezullimit në SHBA

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026