Pasojat e ‘Brexit’, Mbretërisë së Bashkuar i mungojnë 150 mijë shoferë
Frika për një mungesë të theksuar të rezervave të karburanteve ka përfshirë prej disa ditësh Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë që në pikat e shpërndarjes të krijohen radhë të gjata automjetesh dhe motorësh.
Sidoqoftë, autoritetet britanike janë përpjekur të qetësojnë qytetarët duke deklaruar se nuk bëhet fjalë për një mungesë rezervash, por për një situatë të shkaktuar nga mungesa e shoferëve të kamionëve dhe cisternave.
Kështu, ministri britanik i Transporteve deklaroi të martën se ka sinjale se situata po stabilizohet dhe se radhët në pikat e karburanteve do të fillojnë të tkurren në ditët e ardhshme.
“Sa më parë të kthehemi tek praktikat normale të blerjes, aq më shpejt do të kthehemi në normalitet”, deklaroi Grant Shapps.
Edhe Shoqata e Shitësve të Karburanteve deklaroi gjithashtu se ka prova se numri i motoristëve të grumbulluar në stacione ka filluar të bjerë.
Ditën e shtunë, në pika karburantesh radha e konsumatorëve u rrit me 500 për qind krahasuar me normalen, ndërsa aktualisht rritja llogaritet në 40 për qind.
Konkretisht, Mbretërisë së Bashkuar i mungojnë mbi 100 mijë shoferë kamioni, mungesë që ka shkaktuar probleme tek një seri industrish, përfshirë atë të furnizimit të ushqimeve në supermarkete.
Për të lehtësuar sadopak situatën, qeveria britanike ka vënë në gatishmëri ushtrinë. Sipas BBC, rreth 150 efektivë do të angazhohen për drejtimin e cisternave.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta