Pasojat e COVID, spanjollët ushqim me bamirësi
Qeveria spanjolle po i heq me ngadalë masat kufizuese. Në të njëjtën kohë, ajo po përpiqet të riaktivizojë ekonominë, për të cilën kryeministri Pedro Sanchez ka deklaruar se do të tkurret me 9 për qind këtë vit dhe do të duhen 2 vite për t’u rikuperuar.
Në qytetet kryesore radhë të gjata verifikohen në ato që njihen si bankat e ushqimit. Ata që punojnë në të zezë, pa kontrata, janë njerëzit që vuajnë më shumë pasojat ekonomike të pandemisë.
“Për shkak të koronavirusit kam mbetur pa punë. Ekonomia po e bën të vështirë sigurimin e ushqimit”, thotë Emma Lopez Garcia, me profesion kujdestare familjare.
Problemi është global, me shoqatat e bamirësisë që thonë se kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia mund të fusë 500 milionë njerëz në varfëri.
Në Spanjë, bllokada ka goditur rëndë ekonominë, që kishte një nga kuotat më të larta të papunësisë në eurozonë, e dyta pas Greqisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta