Dollari ka rënë këtë të premte nën 120 lekë, pas thuajse 10 ditësh forcimi të vazhdueshëm ndaj lekut.
Më 20 shtator, monedha amerikane këmbehej me 116.5 lekë, ndërsa në 28 shtator u këmbye me thuajse 122 lekë.
Ekspertët parashikojnë që rënia të jetë momentale dhe tendenca e forcimit të monedhës amerikane të vijojë mes planeve të Federal Rizerv për të rritur sërish normat e interesit.
Pasojat e forcimit të dollarit për vende importuese të lëndëve të para si Shqipëria ndikojnë drejtpërdrejtë te rritja e çmimeve, duke pasur parasysh se shumë importe, që nga nafta e deri te mielli paguhen kryesisht në dollarë në tregjet ndërkombëtare.
Forcimi rrit koston e borxhit që qeveria ka në dollar, si dhe të kredive për bizneset dhe individët.
Por jo të gjithë humbasin. Ata që përfitojnë nga forcimi i dollarit janë bizneset dhe individët që kanë depozitat në monedhën amerikane.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, depozitat në dollarë në Shqipëri janë rreth 280 milionë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kush i blen apartamentet? Duhen 45- 60 vite për të blerë një banesë
- Mbi 1500 euro metri katror, 3 zonat më të shtrenjta në Tiranë
- Ndërtimet pa leje u shtuan me 10% në vitin 2021, raporti i prokurorisë