Pasuesi i kancelares Merkel, Cani: Gara në CSU/CDU po zhvillohet shumë e ashpër
Gazetari Bahri Cani i Deutsche Welle, tha në Euronews Albania se Partia CDU/CSU po zhvillon një garë shumë të ashpër për zgjedhjen e kancelarit të ri të Gjermanisë, garë e cila po zhvillohet intensivisht mes kryetarit të CDU-së dhe kryetarit të simotrës, CSU-së.
Ai u shpreh se se zgjedhja e personit që do të zëvendësojë kancelaren Merkel, është një vendim i cili do të merret falë një gare që prej kohësh nuk ka qenë kaq interesante, siç e cilësoi dhe gazetari.
Sa i takon qeverisjes së Merkel, Bahri Cani solli në vëmendje se ajo ka pasur dy periudha të vështira, atë të refugjatëve dhe të pandemisë. Në të dyja rastet ajo ka treguar një mirëmenaxhim të madh.
“Mua personalisht do të më vinte shumë keq, nëse znj. Merkel largohet nga posti i kancelares në një frymë të tillë, sepse ajo është definitivisht një grua që nuk e meriton këtë. Ajo është një grua që ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme në politikën jo vetëm gjermane por dhe evropiane dhe ndërkombëtare e botërore. Kështu që shpresoj që së pari të kalojmë pandeminë e më pas të rregullohet dhe imazhi i kancelares Merkel,” – u shpreh gazetari Cani.
Ndërkaq, dërgimi i 500 trupave ushtarake shtesë në Gjermani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas tij, është një sinjal që gjithçka po shkon në vendin e duhur.
Gazetari pohoi se presidenti i SHBA-së, Biden po i rikthehet aleancave të mëparshme ndër to edhe Gjermania dhe Bashkimi Europian sigurisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta