Paul Milgrom dhe Robert Wilson fitojnë Çmimin Nobel për Ekonominë

12 Tetor 2020 | 10:45

Ekonomistët amerikanë Paul R Milgrom dhe Robert B Wilson kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonominë për “përmirësimet në teorinë e ankandit dhe shpikje të formateve të reja të ankandit”.

Ekonomistët kanë studiuar mënyrën se si funksionojnë ankandet dhe kanë projektuar formate të reja ankandi për mallra dhe shërbime që më parë kanë hasur vështirësi për t’u shitur në mënyrën tradicionale, si për shembull frekuencat e radios.

Komisioni i Nobelit deklaroi se zbulimet e tyre i kanë sjellë përfitime, blerësve, shitësve dhe taksapaguesve në mbarë botën. 

Çmimi prestigjioz vjen bashkë me një medalje ari dhe një shumë prej 960 mijë eurosh.  

Ky është çmimi i fundit Nobel që prezantohet për këtë vit.

Vitin e shkuar çmimin prestigjioz e fituan dy hulumtues nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit dhe një i tretë nga Universiteti i Harvardit për hulumtimin novator në përpjekje për të reduktuar varfërinë globale.

 

Lexoni gjithashtu:

Nobeli për Paqen, çmimi i akordohet Programit Botëror të Ushqimit

Çmimi i Nobelit për Letërsinë i shkon poetes amerikane Louise Glück

Çmimi Nobel në fizikë i shkon 3 shkencëtarëve për dy zbulime hapësinore

Çmimi Nobel në mjekësi fitohet nga shkencëtarët që zbuluan virusin e Hepatitit C

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026